Kosova ndan 10 mijë euro për Kalanë e Ulqinit

Kosova ndan 10 mijë euro për Kalanë e Ulqinit

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se qeveria që drejton ka ndarë 10 mijë euro për Kalanë e Ulqinit.

“Qeveria në detyrë vazhdon të kryejë me përkushtim detyrat që burojnë nga mandati i saj. Në takimin online, Qeveria në detyrë ka marrë një sërë vendimesh, midis tyre: 10 mijë euro janë ndarë për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit”, thuhet në njoftim.

Kjo shumë u nda pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Mal të Zi.

Ndërkohë, me 200 mijë euro do të ndihmohet edhe Komuna e Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet.

Shpërndaje në: