Kosova në Austri dhe Sllovaki, ja ndeshjet që do t’i zhvillojë
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll më 14 korrik, do të udhëtojë në një mini-turne në Austri dhe Sllovaki.
Brenda pesë ditësh, Kosova do të zhvillojë ndeshje përgatitore me përfaqësueset e këtyre dy vendeve, të cilat ngjashëm me përfaqësuesen tonë, marrin pjesë në ciklin para kualifikues për Kupën e Botës Kina 2019.
Qendra Gazmend Sinani, i cili u lirua nga përgjegjësitë në përfaqësuese pasi pësoi gjatë stërvitjes një lëndim, nuk do të udhëtojë me përfaqësuesen, kurse pritet të jetë jashtë terrenit për rreth dy javë.
Përzgjedhësi Brad Greenberg dhe ndihmësit e tij kanë vendosur që përfaqësuesja të udhëtojë me përbërjen e plotë aktuale (14 lojtarë), të cilët do t’i sprovojë në tri ndeshje që do të zhvillohen më 15 korrik në Kapfenberg kundër Austrisë, dhe 18 dhe 19 korrik në Bratisllavë kundër Sllovakisë.
Kosova në para kualifikime për Kupën e Botës është në grup me Maqedoninë dhe me Estoninë. Cikli i para kualifikimeve fillon më 2 gusht.
Lista e lojtarëve për ndeshjet miqësore me Austrinë dhe me Sllovakinë:
Dardan Berisha, KB Prishtina
Arti Hajdari, KB Peja, KOS
Leonard Mekaj, KB Peja, KOS
Jaren Sina, George Washington University, NCAA
Alban Veseli, KB Peja, KOS
Urim Zenelaj, KB Prishtina, KOS
Drilon Hajrizi, KB Prishtina, KOS
Samir Zekiqi, KB Trepca, KOS
Erion Kastrati, KB Olimpija Ljubljana, SLO
Gëzim Morina, Primorska, SLO
Ergin Grosha, KB Ylli, KOS
Lis Shoshi, Little Rock Arkansas, NCAA
Fisnik Rugova, KB Prishtina
Granit Rugova, KB Prishtina



