Kosova në Ligën e Kampionëve, mësohet kundërshtari i Trepça 89
Është tërhequr shorti për fazën e parë për kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Për herë të parë në këtë fazë do të marrë pjesë edhe një skuadër e futbollit nga Kosova.
Trepça 89 do të ndeshet me Vikingur, klub nga Ishujt Faroe, transmeton Periskopi.
Ndeshja e parë do të luhet në Ishujt Faroe, ndërsa ajo e kthimit në Mitrovicë. /Periskopi



