Kosova në xhudo, i lë mbrapa 17 superfuqi botërore (Foto)

Kosova në xhudo, i lë mbrapa 17 superfuqi botërore (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në xhudo po vazhdon të korrë suksese në arenën europiane dhe botërore.

Së fundi trajneri më i mirë kosovar, Driton Kuka mori me vete katër sportistë në “Grand Slamin” e mbajtur në Turqi, dhe dy prej tyre arritën të fitonin të artën, bëhet fjalë për Nora Gjakova (58 kg) dhe Distria Krasniqi (52-kg).

Me këto dy të arta, reprezentacioni i Kosovës radhitet e treta në ranglistën e medaljeve duke lënë mbrapa 17 super fuqi botërore: Turqia, Austria, Kroacia, Çekia, Izraeli, Koreja e Jugut, Britania e Madhe, Mongolinë, Slloveninë, Kyrgazistanin, Venezuelën, Bosnjën, Azerbajxhanin, Australinë, Tajkistaninë, Serbinë dhe Uzbekistanin. Dy të parat që sigurisht kishin afër 20 garues radhiten Rusia dhe Kazakistani, përcjell Indeksonline.

Vlen të përmendet se përveç dy garuesve fituese të lartë përmendura, në këtë kompeticion morën pjesë, Fjolla Kelmendi në kategorinë 48 kilogram e cila përfundoi në pozitën e shtatë dhe Akil Gjakova në të pestin në kategorinë 73 kilogram

Shpërndaje në: