Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, njoftoi se është nënshkruar një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e ushtrisë me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas njoftimit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), si dhe automjete moderne mbështetëse. Po ashtu, në marrëveshje janë përfshirë pjesë rezervë, shërbime të mirëmbajtjes dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

“Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta”, ka njoftuar Maqedonci në Facebok.

Sipas tij, kontrata përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe ndërtimit të një ushtrie moderne, të aftë dhe të gatshme për t’u ndërvepruar me aleatët strategjikë.

Ai shtoi se investimi kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë kombëtare dhe në garantimin e stabilitetit afatgjatë në rajon.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: