Kosova nuk luan deri të dielën ndërsa sonte Turqia luan ndaj Maqedonisë

Kosova nuk luan deri të dielën ndërsa sonte Turqia luan ndaj Maqedonisë

Lojtarët e përfaqësuesës së Turqisë ndodhen në Shkup për ta zhvilluar ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë.

Turqia dhe Maqedonia do të takohen me fillim të orës 19:45 në Philip Arena II dhe këtë miqësore Turqia do ta shfrytëzojë për një përgatitje sa më të mirë për ndeshjen me Kosovën.

Turqia është kundërshtari i radhës i përfaqësueses sonë, me të cilën do të luajë më 11 qershor në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Pas ndeshjes ndaj Maqedonisë, lojtarët turq do të udhëtojnë në Slloveni për stërvitje, para se të udhëtojnë për në Shkodër. /Periskopi/

Shpërndaje në: