‘Kosova nuk do të mund të fitonte as me Mourinhon e Guardiolën’

‘Kosova nuk do të mund të fitonte as me Mourinhon e Guardiolën’

Ai mendon se me këtë ekip as Jose Mourinho e Pep Guardiola nuk do të arrinin më shumë. Sipas Asllanit, ekipi kosovar nuk duhet të kërkojë menjëherë rezultate pozitive, por nderimin e një përfaqësuese të fortë.

“Lojtarët tanë nuk janë lojtarë që bëjnë diferencën dhe dominojnë nëpër klubet e tyre. Kryesisht janë lojtarë që luajnë nëpër liga dhe klube jo të forta dhe nuk janë lojtarë të padiskutueshëm që luajnë 90 minuta çdo javë nëpër klubet e tyre. Çdo gjë në futboll ka të bëjë me nivel, nivelin se ku luajnë ata, klube të tyre, shtetet etj. Dhe pastaj nga këta lojtarë përbëhet ekipi i Kosovës që do të duhet të luajë kundër një Kroacie ku luajnë lojtarët e Barcelonës, R. Madrid, Juventus etj. Pra dallimi në nivel është i qartë dhe humbjet janë pasojë e logjikshme e këtyre dallimeve në nivel. Në këto rrethana edhe Guardiola apo Mourinho po të ishin trajnerë të Kosovës do të humbnin kundër Kroacisë, Turqisë dhe Islandës. Prandaj lëreni të qetë Bunjakin dhe FFK-në”, ka theksuar ai.

Shpërndaje në: