Kosova nuk zhvillon ndeshje në Serbi, rikthehet për Kosovë me siguri të lartë gjatë rrugës

Kosova nuk zhvillon ndeshje në Serbi, rikthehet për Kosovë me siguri të lartë gjatë rrugës

Përfaqësuesja e Kosovës U20 në hendboll për femra është nisur në ora 14:00 nga Beogradi për në Kosovë

Burime të Koha.net bëjnë të ditur se është një siguri shumë e lartë nga policia e Serbisë.

Mësohet se Përfaqësuesja është nisur nga Beogradi në ora 14:00, dhe momentalisht është ndalur për të pushuar.

5 makina të Policisë serbe janë përpara e 3 të tjera prapa autobusit të Kosovës, përderisa ka blloqe të policisë të vendosura në ora, udhëkryqe e në hyrje të autostradës. Si në herën e parë edhe tani duke u kthyer brenda autobusit të përfaqësueses janë dy policë serbë dhe deri më tani gjithçka ka shkruar në rregull, raporton Koha.net.

Kosova ka fituar përballjen e djeshme ndaj Serbisë në tavolinë pasi nuk është paraqitur në sallë kjo e fundit. EHF-i ka përjashtuar Serbinë nga turneu i vlefshëm për kualifikim në Botëror.

Serbia nuk ka lejuar që Kosova të zhvillojë në shtetin e saj dy ndeshjet e tjera, ndaj Norvegjisë e Sllovakisë dhe së shpejti EHF-i do të vendos terminin e ri për këto ndeshje dhe vendin ku do të mbahet.

Shpërndaje në: