Kosova pa gjasa reale për kualifikim?
Kosova të shtunën ka mësuar kundërshtarët për paraeliminatoret për botëror, shkruan sot “Koha Ditore”. Do të luajë në Grupin C së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë.
Ndeshjet do t’i luajë në gushtin e vitit të ardhshëm, ndërsa dy prej tri përfaqësueseve do të kalojnë tutje, përkatësisht do të sigurojnë paraqitjen në kualifikimet evropiane për botëror. Edhe në letër Kosova është autsajdere e grupit.
Për short bënte pjesë në vazon e tretë. Estonia ishte në vazon e parë, ndërsa Maqedonia në vazon e dytë.



