Kosova pa miqësore edhe në mars, Vokrri fajëson infrastrukturën
Lajmin e ka konfirmuar për Kohavision, kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Ai i ka quajtur spekulime të gjithë zërat se Kosova, do të luajë me Kamerunin me 27 mars.
Mungesën e ndeshjeve miqësore, i pari i shtëpisë së futbollit kosovar e ka lidhur më shumë me infrastrukturën.
Hera e fundit që Kosova ka luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare, ishte përballja me Ishujt Faro më 3 qershor 2016. Përfaqësuesja kosovare, kishte fituar me rezultat 2:0 me golat e Albert Bunjakit dhe Elbasan Rashanit.
Ndeshjen e ardhshme për kualifikimet e Botërorit ‘Rusia 2018’, Kosova e luan ndaj Islandës me 24 mars në “Loro Boriçi” të Shkodrës.



