Kosova përfundon seancën stërvitore, Kololli në dyshim (FOTO)
Kosova e ka përfunduar edhe seancën e fundit stërvitore para testit të vërtetë ndaj Bullgarisë, që zhvillohet nesër nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’.
Në seancën e sotme stërvitore Bernard Challandes në fillim mblodhi të gjithë futbollistët dhe dha një fjalim të shkurtë rreth ndeshjes së nesërme.
Futbollistët u duken në humor të mirë, ndërsa nuk munguan as skenat qesharake, shkruan Periskopi.
Gjithë grupi stërviti në mënyrë normale, përfshirë edhe Benjamin Kolollin, i cili është ende në dyshim për ndeshjen e nesërme.

“Do ta testojmë sonte dhe do ta shikojmë nëse do të jetë i gatshëm për nesër. Ose do të luajë ose nuk do të luajë. Nuk ka mes në këtë punë. Në stol nuk do të jetë”, – ka thënë Challandes për anëtarin e Zurichut, përcjell Periskopi.
Kololli ishte gjatë gjithë kohës bashkë me ekipin, ndërsa ekzaminimet e sontme do të konfirmojnë nëse ai do të jetë i gatshëm për nesër. /Periskopi/






