Kosova pëson debakël nga Kroacia
Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut nuk arritën të shënojnë asnjë gol në sfidën e parë si vendës, në ndeshjen e cila u zhvillua në Loro Boriçi të Shkodrës.
Tre golat e parë i shënoi sulmuesi Mario Mandzukic, në minutat 6, 24, 35.
Golin e katërt e shënoi Matej Mitrovic në minutën e 68, ndërsa të pestin e shënoi Ivan Perisic në minutën e 86.
Goli i fundit u shënua nga Nikola Kalinic në kohën shtesë.
Pas kësaj ndeshje, Kosova renditet në pozitën e fundit në grupin I me vetëm një pikë, ndërsa Kroacia është lidere me katër pikë. /Periskopi.com



