Kosova po korrë suksese në turneun e Neymarit (Video)
Futbollistët e skuadrës Feniks janë duke përfaqësuar Kosovën me plot sukses në turneun e organizuar në Brazil “Neymar Juniors Five”. Ky turnir ka bërë bashkë shumë shtete të botës ndërsa Kosova po përfaqësohet me dinjitet nga futbollistët e Feniksit, Driton Nishori, Ardiani Hoti, Shqipron Ibrahimi, Fisnik Ejupi dhe Agon Ramadani.

Kosova me futbollistët e Feniksit ka arritur të fitojë 2 ndeshje, të barazoj një dhe të humbë vetëm një duke kaluar me sukses në fazën tjetër.
Prapa këtij turneu është ylli brazilian, Neymar i cili e ka shpërndarë një video përmbledhëse të këtij turneu ku shihet edhe futbollisti kosovar, Dardan Topilla. /Indeksonline/




