Kosova pritet të ketë përmirësim të madh në renditjen e re të FIFA`s

Kosova pritet të ketë përmirësim të madh në renditjen e re të FIFA`s

Kombëtarja e Kosovës triumfoi mbrëmë në ndeshjen kualifikuese ndaj Suedisë.

‘Dardanët’ triumfuan me shifrat 0 me 1, duke siguruar një fitore të madhe.

Ishte kjo një fitore historike e arritur, e cila është e dyta ndaj Suedisë, në këto kualifikuese.

Duke përfshirë edhe barazimin ndaj Sllovenisë dhe fitoren e mbrëmshme, Kosova pritet të ketë një përmirësim të madh të pozitës së saj në renditjen e FIFA`s.

Momentalisht, Kosova ka vendin e 91-të, por me ndryshimin e ri, i cili do të bëhet më 23 tetor, pritet të ketë një përmirësim ndjeshëm historik.

Shpërndaje në: