Kosova publikon listën, më në fund edhe ylli nga Australia (Foto)
Në listë mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm Pepa, Meha, Halimi, Zejnullahu dhe Bunjaku, për dëmtime apo për faktin se nuk po luajnë rregullisht në klubet përkatës. Ndërkohë, përsa u përket Alban Mehës, ai mund të quhet i përjashtuar nga kombëtarja, pas ankesave publike për faktin që nuk po luan titullar.
Gjithashtu është rikthyer te Kosova sulmuesi Elbasan Rashani, ndërsa emrat e rinj janë: mbrojtësi Mërgim Vojvoda dhe sulmuesit Atdhe Nuhiu, Besart Berisha dhe Donis Avdijaj.




