Kosova ‘pushton’ Greqinë me xhudo (FOTO)
Xhudo mbetet sporti më i suksesshëm deri tani në Kosovë.
Sukseset në këtë sport nuk janë duke u ndalur, derisa postimi i fundit i trajnerit Driton Kuka e konfirmon një gjë të tillë.
Në Kupën Evropiane që u mbajt në Athinë të Greqisë, garuesit kosovarë fituan dy medalje të arta, një të bronztë, një vend i pestë dhe një i shtatë, transmeton Periskopi.
Nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse Kosova është renditur në vendin e tretë, një sukses i jashtëzakonshëm për sportin tonë.
”Kupa Evropiane Athinë Greqi përfundoj!
Kosova mori pjesë me 6 garues fitoj dy të arta një të bronztë një vend i 5 dhe një vend i 7!
Sot garoj Shpat Zekaj dhe ishte favorit për të artën sipas meje por në gjysëmfinale nuk luftoj si duhet dhe u desh të kënaqet me medalje të bronzë në kategorinë 100 kg!
Arbër Kullashi sot luftoj mjaft mirë fitoj plot 4 lufta e pësoj dy herë u radhit në vendin e 7 dhe është ky plasmani më i mirë i tij deri tash ai garoj deri 81 kg!
Erza e Flaka dje ishin të arta Laura e 5 që sështë as për së afërmi sukses duke pas parasysh potencialin e saj kurse Fatjona dje mbeti pa plasman.
Mikëpritja e federatës Greke në nivel dhe shprehen mirënjohje që Kosova edhe në tokën Greke tregoj potencialin e saj e ku mediat atje reflektuan pozitivisht karshi simboleve tona Shtetërore”, ka shkruar Kuka në Facebook. /Periskopi/




