Kosova rrezikohet nga plakja e popullsisë
Për të kuptuar shkaqet dhe pasojat e rënies të shkallës së fertilitetit në shoqërinë kosovare, Gazeta e Re ka intervistuar profesorin universitar, njëherësh sociologun dhe demografin Besim Gollopeni si dhe sociologun Ferdi Kamberi.
“Shkaktarët që qojnë deri te rënia e natalitetit janë të shumtë dhe të ndryshëm dhe sigurisht që dallojnë në kohë dhe hapësirë. Ndër shkaktarët që kanë quar në rënie të natalitetit në shoqërinë kosovare, mund të përmendim disa nga ata si: emancipimi femrës – punësimi në veçanti i gjinisë femërore bënë që një numër i konsideruar i femrave të heqin dorë nga numër i madh i lindjeve, duke u përkushtuar më shumë pas karrierës dhe punës. Edukimi – është ngritur vetëdijesimi dhe bëhen planifikime familjare dhe kësisoj planifikohen edhe numri i lindjeve në proporcion me gjendjen sociale dhe ekonomike të qiftit”, sqaron Gollopeni.
Punësimi edhe papunësia sipas tij, është një ndër shkaktarët që ka ndikim në zvogëlimin e numrit të lindjeve kur kihet parasysh se një numër i madh i të rinjve të papunë shtyjnë moshën e hyrjes në martesë si rezultat i papunësisë dhe si rrjedhojë e kësaj vjen në shprehje zvogëlimi i periudhës reproduktive dhe numrit të lindjeve.
“Shkaktar tjetër me ndikim në rënien e shkallës së natalitetit në shoqërinë kosovare janë edhe lëvizjet mekanike të popullsisë pra, lëvizjet e brendshme dhe sidomos të jashtme të popullsisë, të cilat pa mëdyshje marrin një kohë të gjatë deri në vendosjen, adaptimin me rrethin e ri social dhe sigurimin e kushteve të volitshme sociale – ekonomike etj. Jeta dinamike është po ashtu një shkaktar tjetër me ndikim në zvogëlimin e numrit të lindjeve dhe faktor të tjerë”, thotë Gollopeni.
Edhe sociologu Ferdi Kamberi, për Gazeta e Re bën të ditura shkaqet e rënies së natalitetit në Kosovë. “Në kontekstin sociologjik kjo rënie e natalitetit mund të shpjegohet përmes faktorëve të ndryshëm, ndër to: kalimi nga solidariteti mekanik në atë organik – zëvendësimi i lidhjeve të vjetra dhe me ato të reja dhe ngërçi i cili aktualisht është, modeli i të jetuarit nga ai kolektiv (në bashkësi) në model individualistik, emancipimi i femrës dhe pozita e saj në shoqëri. Po ashtu, faktorë të tjerë janë edhe ndryshimet në sistemin e përgjithshëm të familjes shqiptare nga një sistem konservator – patriarkal në një sistem patriarkal me elemente të egalitarizmit (barazisë). Faktorë të tjerë janë edhe bashkëjetesa, dhënia përparësi karrierës, mos planifikimi adekuat familjar, faktorët socio – ekonomik, mungesa e një standardi më të lartë jetësor, de-stimulimi nga ana e shtetit për rritje të natalitetit, imigrimi dhe emigrimi, shtyrja e moshës së martesës, shkurorëzimet, faktorët e mos – ushqyerjes, si dhe faktorë të tjerë”, shpjegon Kamberi.
Por, a është shqetësuese rënia e numrit të lindjeve? Për Gollopenin nuk është shqetësim rënia e natalitetit, por mos-hartimi i politikave popullative nga institucionet e Kosovës. Ndërsa, për Kamberin zvogëlimi i numrit të lindjeve duhet të jetë alarmuese.
“Sigurisht se zvogëlimi apo rënia e shkallës së natalitetit ka efekte të shumanshme për shoqërinë dhe vendin në përgjithësi. Prandaj, shoqëritë të tjera si në rajon (shtetet fqinje) dhe më gjerë, kanë dizajnuar politikat popullative shtetërore me qëllim të marrjes së masave preventive për parandalimin e efekteve afatgjate”, thotë Gollopeni.
Ndërsa, Kamberi thekson se “ndikimi i faktorëve të lartcekur në uljen e natalitetit në Kosovë, jep alarm se nëse vazhdohet me këtë trend, atëherë si shoqëri, por edhe si komb do të kemi probleme me numër të banorëve, pasi që edhe ashtu sipas ASK-së në regjistrimin e fundit 2011 Kosova ka dalë me rreth 1,825,632 banorë. Sido që të jetë, ajo që shqetëson sociologët është se ky trend mund të ketë efekte negative në përgjithësi në shoqëri dhe në ndikimin e mplakjes së popullsisë me të cilën aktualisht shtetet e zhvilluara janë duke u përballuar. Pra, pasojat drejtpërdrejtë atakojnë shtetin dhe në përgjithësi shoqërinë kosovare”.
Tutje, Gollopeni tregon se ndër efektet e para që mund të vërehen janë: zvogëlimi i numrit të popullsisë së përgjithshme, thyerja e grup, pra vjen në shprehje zvogëlimi i grup – moshës nga 0 – 14 vjeç, më pastaj zvogëlim edhe i fuqisë punëtore dhe tek më vonë vjen në shprehje rritje e moshës së tretë të popullsisë, e që kjo e fundit natyrshëm bëhet barrë e buxhetit shtetëror.
Sipas tij, një rrezik i mundshëm është edhe zvogëlimi i numrit të paraleleve dhe numrit të nxënësve nëpër shkolla e që si rrjedhojë mund të sjellin mbylljen e shkollave e sidomos në viset rurale. “Paraqitet nevoja për transport të nxënësve nga një shkollë në tjetrën, rritet kërkesa për fuqi punëtore dhe si rrjedhojë e kësaj rritet edhe kosto e fuqisë punëtore dhe efektet të tjera. Përveç efekteve sociale dhe ekonomike, nuk mund të përjashtohen edhe efektet politike sidomos në shoqëritë ballkanike kur dihet mirëfilli që shtetet fqinje (Serbia) që nga shekulli i XIX e këndej ka dizajnuar politika popullatave në interes të vendit të vet, etj”, deklaron demografi Gollopeni.
Lidhur me problemin në fjalë, sociologu Ferdi Kamberi tregon se cilat janë hapat që duhen ndërmarrë në mënyrë që numri i lindjeve të mos zvogëlohet edhe më tej.
“Ajo çfarë duhet bërë është që institucionet relevante së bashku me akterët tjerë si ASHAK-u, të kenë prioritet familjen si bërthamë e shoqërisë, të krijojnë politika konkrete për stimulimin e natalitetit siç mund të jetë rasti me stimulimet e pagesave (shtesave) për ata që kanë fëmijën e parë, të dytë, të tretë e kështu me radhë. Pastaj, duhet të krijojnë standarde më të mira jetësore, të stimulojnë të rinjt drejtë integrimit shoqëror, të ketë një kontroll më rigoroz të importit të produkteve nga jashtë për shkak se ky element ndërlidhet me faktorin e kequshqyerjes etj”, vlerëson Kamberi.
Sipas ASK-së, në vitin 2015 në të gjitha qendrat e lindjeve në Kosovë, kanë lindur 21 mijë e 753 foshnje. Prej tyre 11 mijë e 427 femra si dhe 10 mijë 326 meshkuj. Shifër kjo më e ulët për 2 mijë 618 lindje ndërsa në vitin 2014 në të gjithë territorin e Kosovës në vend kanë lindur 24 mijë e 371 foshnje./Gazetaere.com/
Vendi ynë më parë ishte karakterizuar me popullsi të re dhe numër të madh të lindjeve ndërsa vitet e fundit ky numër ka shënuar rënie. Nëse merren parasysh rënia e numrit të lindjeve dhe emigrimi i të rinjve, në vitet në vijim do të vërehen shenjat e para të një popullsie në plakje. E këto shenja janë shqetësuese për sociologët e demografët.