Kosova shkruan historinë, turpëron Azerbajxhanin në ‘Fadil Vokrri’ (VIDEO)

Kosova shkruan historinë, turpëron Azerbajxhanin në ‘Fadil Vokrri’ (VIDEO)

Po, është e vërtetë! Kosova ka shkruar historinë në futboll, duke fituar grupin në Ligën e Kombeve dhe për t’u kualifikuar në ndeshjet e fazës finale të kompeticionit më të ri të UEFA-s.

‘Dardanët’ mposhtën me rezultat bindës 4:0 Azerbajxhanin, në stadiumin me emrin e legjendës ‘Fadil Vokrri’, të cilit i atribuohen të gjitha meritat e kësaj kombëtareje.

Takimi nis në mënyrë prefekt për tanët, që shënuan pas një minute me Arbër Zenelin që ishte i papërmbajtshëm sonte.

Pjesa e parë nuk prodhoi raste për t’u përmendur, me ‘azerët’ që assesi nuk arrinin të krijonin asgjë.

Zhvillohej minuta e 50-të kur Arbër Zeneli sërish, shënoi dhe dyfishoi epërsinë për Challandes.

Kur pritej reagimi i mysafirëve, Amir Rrahman (61′) fundosi shpresat e Azerbajxhanit dhe i dhanë golin e tretë Kosovës.

Për ta bërë një natë të paharrueshme, Zeneli vulosi rezultat 4 me o dhe kompletoi het-trikun e parë me Kosovën.

Tash, Kosova do ndeshet me Maqedoninë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në Shkup. /Periskopi/


Shpërndaje në: