Kosova shpreson që befasia e stërpërfolur ta godasë Turqinë
“Përballja me Turqinë është një ndër ndeshjet më të vështira që kemi pasur. Jam i bindur se befasia do të ndodhë. A ndodh nesër (e shtunë v.j.) apo lojën tjetër, do ta shohim. Shpresoj ta kemi edhe fatin pas vetes, pasi po kemi raste për shënim dhe ato duhet t’i shfrytëzojmë”, ka thënë Bunjaki në konferencën e mbajtur të premten në qytetin bregdetar turk, ku edhe do të luhet ndeshja para rreth 32 mijë shikuesve, shkruan sot Koha Ditore.
Bunjaki vlerëson lart grupin e futbollistëve që ka aktualisht. Thotë se gjendja në përfaqësuese është shumë e mirë. Edhe atmosfera. Mohon përçarjet.



