Kosova – Shqipëria, mbyllet me këtë rezultat

Kosova – Shqipëria, mbyllet me këtë rezultat

Në Prishtinë po vazhdojnë garat në IHF Trophy, në kuadër të grupmoshave U18.

Përfaqësuesja e Kosovës së fundi ka fituar edhe ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e cila u mbyll me rezultat 35-19, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 18-11.

Sot ishte dita e tretë e garave të hendbollit IHF Trophy “Kosova 2018”, që për herë të parë janë organizuar në Kosovë.

Kujtojmë se dje Kosova ka mposhtur Moldavinë dhe Irlandën. Në grupmoshën U18, Moldavinë e ka mposhtur me rezultat 32-22, ndërkaq, në grupmoshën U20, Kosova e ka triumfuar ndaj Irlandës me rezultat 35-22.

Shqipëria u mposht dje nga Britania e Madhe, me rezultat përfundimtar19:47 në grupmoshën U18.

Shpërndaje në: