Kosova më shumë votues se banorë

Kosova më shumë votues se banorë

Në ditën kur do të mbahen zgjedhjet në Kosovë, kutive të votimit do t’i mësyjnë 1 milion e 885 mijë votues.

Ndërkohë Kosova në total i ka të regjistruar 1 milion e 771 mijë e 604 banorë pa përfshirë diasporën .

Me këtë po i bie se në Kosovë ka më shumë votues se sa banorë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar edhe limitin e shpenzimeve të fushatës për subjektet politike, për zgjedhjet e parakohshme.

Kjo shumë pritet të kap shifrën e 100 mijë eurove.

Miradije Mavriqi, drejtoreshë ekzekutive për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, ka thënë se shuma e limituar për subjektet politike për shpenzim të fushatës është afër 100 mijë euro

“Në bazë të votuesve, ose në bazë të regjistrit civil që na është dorëzuar për votuesit e regjistruar të cilët janë 1 milion e 885 mijë e 147 votues të regjistruar dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, për një votues llogaritet 0.50 cent dhe shuma e limituar për subjektet politike për shpenzim të fushatës është 942 mijë e 573 euro e 50 cent”, bëri të ditur ajo. /Gazeta Fjala/

Shpërndaje në: