Kosova transit i trafikut ndërkombëtar të drogës

Kosova transit i trafikut ndërkombëtar të drogës

Kosova gjendet në njërën ndër rrugët më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të substancave narkotike të llojit heroinë, por edhe të marihuanës e kokainës, raporton KTV.

Një raport i Policisë së Kosovës mbi “vlerësimin e kërcënimit nga krimet e rënda dhe krimeve të realizuara nga SOCTA gjatë viteve 2014 – 2015 vlerëson se rreth 1.6 për qind e popullsisë në vend janë përdorues të drogave.

Ndërsa 0.33 % vlerësohet të jenë përdorues të drogave në mënyrë intravenoze. Drogat si marihuana, heroina, kokaina e ekstazia ishin dominante në treg gjatë dy viteve 2014-2015. Ndërsa, përdoruesit kryesorë të saj ishin kryesisht të rinjtë e moshës 18-vjeçare.

Sasia më e madhe e marihuanës në Kosovë hyn në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa në sasi më të vogla edhe nga Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

Një pjesë e saj ndalet në Kosovë për konsum të brendshëm, ndërsa pjesa tjetër e cila konsiderohet disa herë më e madhe kalon transit drejt tregut evropian.

Shpërndaje në: