Kosova U-19 shënon fitore e parë, e mposhtë Sllovakinë
Kosova U-19 e ka mposhtur me rezultat 2:1 Sllovakinë U-19
Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë në Portugali, duke e mposhtur Sllovakinë me rezultat 2:1, shkruan Periskopi.
Golat në këtë takim u shënuan nga Kryeziu 29′ dhe Salihu 54′, ndërsa mysafirët shënuan në minutën e 90-të me anë të Brenkust.
Kosova dy ndeshjet e para i kishte humbur me rezultat të thellë nga Portugalia dhe Irlanda. /Periskopi/



