Kosova U19, publikohet lista – dominojnë lojtarët vendor

Kosova U19, publikohet lista – dominojnë lojtarët vendor

Kombëtarja U19 e Kosovës do ta mbajë grumbullimin e parë tre ditorë me futbollistët e lindur në vitin 2001.

Grumbullimi i futbollistëve bëhet më 4 dhjetor në orën 12:00 në fushën e 2 Korrikut në Prishtinë, ku përzgjedhësi Ramiz Krasniqi me ndihmësit Nazmi Rama e Xhelal Karabegu, do të kenë mundësi të shohin formën e këtyre futbollistëve.

 

 

Shumica e futbollistëve të grumbulluar luajnë në kampionatet vendore(Superliga, Juniorët), por nuk mungojnë as futbollistët që luajnë jashtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: