Kosova vazhdon me fitore, ‘viktima’ e radhës Burkina Faso
Kosova e ka mposhtur Burkina Faso me rezultat 2:0
Përfaqësuesja e Kosovës shënoi fitoren e tretë radhazi, ndërsa e dyta nën urdhërat e trajnerit të ri Bernard Challandes, shkruan Periskopi.
Kosova shënoi fitore ndaj Burkina Faso me rezultat 2:0, golin e parë në këtë takim e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 74-të, ndërsa në minutën e 90-të shënoi Leart Paqarada.
Kujtojmë se të shtunën ‘Dardanët’ mposhtën Madagaskarin me rezultat 1:0. /Periskopi/



