Kosovari dikur jetonte rrugëve të Norvegjisë, pastaj e kërkoi Barcelona

Kosovari dikur jetonte rrugëve të Norvegjisë, pastaj e kërkoi Barcelona

Por assesi nuk është garanci se karriera e atij lojtari është në rrugën e duhur, rrugë që do ta dërgojë në ndonjë top-skuadër evropiane, shkruan sot Koha Ditore. Këtë më së miri e di mesfushori Kamer Qaka, kosovari që është rritur e zhvilluar si lojtar në Norvegji.

Për Qakën, tani 21-vjeçar, Barcelona ishte interesuar vite më parë, kur mesfushori kishte 14 e 15 vjet. Por zhvillimi i tij nuk ishte ai që pritej dhe Qaka vazhdon të luajë në Norvegji.

Vjet është zgjedhur lojtari më i mirë i kategorisë së dytë të Norvegjisë, ndërsa sivjet është kthyer në kategorinë e parë me skuadrën Kristiansund.

Qaka vlerëson se më në fund ka nisur të shfaqë potencialin e madh që e ka dhe që i ishte vlerësuar lart para gjashtë-shtatë vitesh. Ai luan në një nivel që është shumë-shumë larg Barcelonës…

Shpërndaje në: