Kosovari Zekaj reagon ashpër pas dekleratave të ‘Kurir’
Super-talenti me prejardhje nga Kosova, Arton Zekaj, ka folur sërish për mediet serbe rreth përfaqësimit të Kosovës apo Serbisë.
Pasi deklaratat e tij të para dhënë për Kurir.rs bënë bujë të madhe, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, Artoni zgjodhi të flasë sërish.
Artoni deklaroi për medien tjetër serbe, ButaSport.rs se gazetari i Kurir ka keqkuptuar deklaratat e tij dhe nuk i ka vendosur në mënyrën e duhur.
“Unë jam lindur në Suboticë dhe jam rritur në atë qytet. Sa i përket deklaratave të dhëna për gazetarët e Kurir, unë u thashë se nuk kam vendosur se për kë do të luajë. Unë jam për momentin i fokusuar për klubin tim, i cili po më ofron gjithçka për t’u zhvilluar”, u shpreh Zekaj, duke i lënë derën e hapur Serbisë, por edhe Kosovës.
“Mua nuk më intereson shumë. Të gjithë kanë të drejtë të mendojnë ndryshe. Është e vërtetë se kam marrë telefonatë nga skuadra kombëtare e Kosovës. Unë nuk dua të shantazhoj askënd, e imja është të punoj dhe dëgjoj, të tjerat do të vijnë”, u shpreh Zekaj.



