Kosovarja e Shqipërisë e paralajmëron në këtë mënyrë Kosovën (VIDEO)

Kosovarja e Shqipërisë e paralajmëron në këtë mënyrë Kosovën (VIDEO)

Mesfushorja kosovare, Suada Jashari, beson se kualifikimi nuk është i pamundur dhe se skuadra do të japë maksimumin në çdo përballje.

“Ndeshjen e parë e kemi me Kosovën dhe normalisht që ka emocionet e veta brenda, sepse dihet që ne luajmë kundër vendit tonë. Megjithatë, shpresojmë që ta fitojmë këtë ndeshje. Synimi si në këtë përballje, ashtu edhe në të gjitha sfidat që luajmë është që të fitojmë. Duke parë edhe skuadrat që kemi në grup, mendoj se jemi një ekip që jemi përgatitur maksimalisht.

Me këtë grup vajzash që jemi, mund edhe të arrijmë përtej kualifikimit dhe mundësinë janë. Kundërshtari më i fortë? Personalisht, shoh Greqinë si kundërshtarin më të fortë, edhe pse të gjitha ekipet janë të forta. Kosova apo Shqipëria? Unë e kam zgjedhur Shqipërinë që nga fillimi dhe normalisht e kam bërë zgjedhjen time”, u shpreh për mediat sulmuesja shqiptare që është me origjinë nga Kosova.

https://www.youtube.com/watch?v=W8t2bmWjuRI

Shpërndaje në: