Kosovarja merr çmimin për “trupin më të mirë të fitnesit” në Ballkan
Edona Luta nga Kosova e ka zënë vendin e parë në garat ballkanike për fitnes “Women Body Fitness”, njofton Klan Kosova.
Në momentin që Luta ishte shpallur fituese, disa serbë të pranishëm në publik ishin dëgjuar duke bërtitur: “Kosova është Serbi” derisa edhe po intonohej himni i Republikës së Kosovës.






