Kosovë e vendi i vakive: Klubi nga Prishtina regjistron drejtorin 52 vjeçar si basketbollist

Kosovë e vendi i vakive: Klubi nga Prishtina regjistron drejtorin 52 vjeçar si basketbollist

Basketbolli kosovar jo rastësisht është bërë vend i çudive, të cilat ndodhin jo rrallë herë dhe marrin vëmendje të madhe si qesharake, por me të drejtë.

Kësaj radhe, epitetin e vakisë më interesante kohëve të fundit e merr skuadra prishtinase, KB Don Bosko që garon në Ligën e parë.

Ekipi prishtinas, ka regjistruar si lojtar aktiv në afatin kalimtar dimëror, drejtorin e klubit, Izidor Lukic.

LEXO EDHE:

Ndodh vetëm në Kosovë: Njofton transferimin e basketbollistit, më pas anulohet

Normalisht me statutin e FBK-së, nuk i ndalohet që të luaj, por duke e parë se Lukic ka plotë 52 vite mbi supet e tij, shtrohet pyetja se sa mund të jetë produktiv për ekipin ky lojtar. Këtë përgjigje sigurisht, e di më mirë vetë Lukic, apo trajneri i ekipit Valentin Spaçi.

Shpërndaje në: