“Kosovë – Zvicër” – Caktohet katërshja që do të ndajnë drejtësinë në ndeshje
UEFA ka caktuar tashmë katërshen e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në takimin e Kombëtares së Kosovës ndaj Zvicrës.
Kosova është nikoqire e Zvicrës në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet në Kupën e Botës 2026.
Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Lista e ndeshjes ndaj Zvicrës, Foda lë dy yjet e mëdhenj në tribunë
Për këtë ndeshje tashmë UEFA ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë dhe ata janë italianët e njohur.
Davide Massa do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa asistentët e tij do të jenë Filippo Meli dhe Stefano Alassio.
Gjyqtar i katërt është caktuar Daniele Chiffi.



