Kosovën e njohu vendlindja e Rihannas (Foto)
Sonte ka ardhur lajmi se shteti i Barbadosit e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Kjo lirshëm mund të cilësohet si dhuratë e mirë për vendin, në 10-vjetorin e Pavarësisë.
Por a e keni ditur që Barbadosi është vendlindja e këngëtares së famshme botërore, Rihannas?
Rihanna ka lindur në Saint Michael, Barbados më 20 shkurt të vitit 1988, por që pastaj me familje ishin shpërngulur për në Amerikë, shkruan Periskopi.
Barbadosi është një ishull-shtet në Karaibet me rreth 428 km² dhe 34 km bregdet.
Interesante për këtë ishull është historia e gjatë parlamentare e vendit. Parlamenti i saj është i treti me radhë (për nga vjetërsia) në komunveltin britanik.
Që më 1639-ën është krijuar parlamenti në ndërtesën e quajtur “House of Burgesses”. Pas konfliktit me Britaninë të drejtat e parlamentit dhe banove janë rregulluar me të quajturën marrëveshje „Charta of Barbados, or Articles of Agreement“.
Në këtë dëshmi të kushtetutës janë të garantuara e drejta e fesë, shtetësisë, pronës, si dhe të drejta tjera parlamentare si dhe pavarësia që për vendasit duket se ka qenë dhe është edhe më tutje interesante./Periskopi/




