Kosovës i ikën një Olimpiadë
Kosova ka debutuar me medalje të artë në Lojërat Olimpike, ngjarjen më të madhe sportive. Majlinda Kelmendi fitoi medalje të artë në xhudo në “Rio 2016” për fillim të mbarë të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Por, për befasi të shumë njerëzve, Kosova nuk do të garojë në Lojërat e ardhshme Paralimpike, që mbahen këtë muaj po në Rio de Janeiro të Brazilit.
Ka kohë që Lojërat Paralimpike, ku paraqiten sportistë me aftësi të kufizuara, mbahen në të njëjtin vit me Lojërat Olimpike. Lojërat Paralimpike funksionojnë mbi parime të njëjta me Lojëra Olimpike, por me rastin e Kosovës jo çdo gjë është e njëjtë.



