Kosovës sot i janë shtuar mbi 27 mijë nxënës
“Tashmë cingërruan zilet e para të vitit të ri shkollor! Është një nga momentet më emocionuese të vitit. Posaqërisht në emocione janë fëmijët që fillojnë klasën e parë. Të gjithë nxënësve, e posaqërisht këtyre 27,000 e ca që fillojnë klasën e parë, ju dëshiroj shumë suksese në rrugëtimin e tyre shkollor. Le të mos ndalet kërkimi për dijen në asnjë moment! Le të mos ju pushojë kurreshtja për dijen në asnjë moment! Le te sfidohet dija dhe jo Ju!”, ka thënë Statovci.
Numri i fëmijëve që regjistrojnë klasën e parë, nga viti në vit po shënon rënie. Duke e krahasuar para 10 viteve, me vitin shkollor 2005/06 kur numri i nxënësve që regjistruan klasën e parë ishte 32 mijë, në vitin 2016/17 numri i të regjistruarve bie në 27 mijë, shkruan lajmi.net.
Vitin e kaluar, 28 mijë e 202 nxënës e regjistruan klasën e parë.



