“Kosovo je Srbije” dëgjohet në Moskë
Sikur në ndeshjen e parë mes ekipit qipriot AEK në Larnaca dhe Spartak Moskwas, brohoritjet me frazat sllave kundër Kosovës janë dëgjuar edhe në ndeshjen e dytë.
Kësaj radhe edhe në Moskë është dëgjuar fraza “Kosovo je Srbije” nga tifozët rusë, transmeton Koha.net. Nga mediet serbe thuhet se tifozët e Spartakut të Moskës janë të binjakëzuar me tifozët e “Crvena Zvezdes” të Beogradit, “Delije”.
Ndeshja është fituar nga qipriotët duke kaluar këtë fazë në Europa League.



