Koulibaly te Chelsea për 80 milionë?
Chelsea besohet se po përgatitë një ofertë në vlerë prej 80 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, shkruan Daily Telegraph.
Futbollisti në fjalë është duke u kërkuar me ngulm nga drejtuesit e ‘blues’, mirëpo klubi sicilian i ka rezistuar dy ofertave të klubit nga Stamford Bridge.
Megjithatë, oferta prej 80 milionë euro vështirë se do të refuzohet nga Napoli. /Periskopi.com



