Kourtney Kardashian shfaqet seksi nga Egjipti (Foto)
Kourtney Kardashian, përmes fotografive të cilat po i poston në rrjetet sociale po tregon kohën e bukur që po kalon në Egjipt me të dashurin e saj më të ri, 23 vjeçarin Younes Bendjima, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi.
38 vjeçarja në pozat e shfaqura me bikine ngjyrë të zezë është dukur thjeshtë mahnitëse dhe mjaft seksi.
Motra më e vjetër e Kardashianve, Kourtney përbri fotografive të cilat i ka postuar në rrjetet sociale ka shkruar” Ende në Egjipt”.
Ndryshe Kourtney nuk është duke u mërzitur fort për ndarjen nga Scott Disick, e me të cilin kanë tre fëmijë, Mason 7 vjeç, Penelope 5 vjeç dhe Reign dy./Periskopi








