KPK thirrje të qartë Osmanit e Kurtit: Mos ndërhyni në punën tonë
Këshilli Prokurorial u ka bërë thirrje Presidentes Vjosa Osmanit, dhe institucioneve të tjera që mos të ndërhyjnë në punën e tyre, raporton Periskopi.
Kryesuesi i KPK, Ardian Hajdaraj në një konferencë për media ka thënë se Presidentja është keqinformuar, pas sic thotë ai askush nga anëtarët e Këshillit nuk është kërcënuar.
“I bëjmë thirrje Presidentesm Qeverisë dhe cdo institucione tjetër që mos të ndërhyjnë në punën e sistemit prokurorial, dhe të respektoj pavarësië institucionale si dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre në funksionimin e këshillit në suaza sic përcaktohet me kushtetutë dhe ligj”, ka deklaruar kryesuesi i KPK’së./Periskopi/
Besim Kelmendi padit Këshillin Prokurorial, kërkon anulim të vendimit për shkarkimin e tij



