KQZ mban mbledhje për përgatitjet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot, të premten, më 26 dhjetor 2025, në orën 13:30, mbledhjen e radhës.
Në rendin e ditës, sipas njoftimit, është shqyrtimi i raportit të Sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.



