KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – VV nën 50%, kaq vota morën partitë tjera

KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – VV nën 50%, kaq vota morën partitë tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot.

Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79%, apo 421,129 Vota.

Partia Demokratike e Kosovës 21.18%, apo 179,158 Vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës 13.77%, apo 116,502 Vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5,74% apo 48,551 Vota.

Lista Srpska 3,87%, apo 32,719 Vota,.

NISMA 1,72%, apo 14,523 Vota.

Shpërndaje në: