KQZ: Sonte përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sonte, në mesnatë mbyllet afati për subjektet politike që të dorëzojnë online listat me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Periskopi.
Sipas të dhënave të deritanishme, deri në orën 16:00 të së dielës, gjashtë subjekte politike e kanë përmbushur këtë obligim, duke dorëzuar listat e tyre me gjithsej 141 kandidatë. Subjektet dhe numri i kandidatëve janë si më poshtë:
-
Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë
-
Socijaldemokratska Unija – SDU – 35 kandidatë
-
Jedinstvena Goranska Partija – 23 kandidatë
-
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 40 kandidatë
-
Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë
-
FJALA – 20 kandidatë
KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se, në përputhje me detyrimet ligjore për vlerësimin e përshtatshmërisë së kandidatëve, Zyra e saj do t’u dërgojë institucioneve përkatëse kërkesat e nevojshme së bashku me listat e kandidatëve. Këto institucione do të kryejnë verifikimet ligjore për të konstatuar nëse kandidatët plotësojnë kushtet sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Procesi i certifikimit pritet të përmbyllet pas verifikimeve dhe konfirmimeve institucionale që pasojnë dorëzimin e sotëm të listave.
Njoftimi i plotë:
• Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 23:59) përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
• Deri më tani (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 16:00) 6 subjekte politike kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 141 kandidatë dhe si në vijim:
1. Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë;
2. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë;
3. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë;
4. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë;
5. Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë; dhe
6. FJALA – 20 kandidatë.
• Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.



