KQZ sot certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Pasi Gjykat Supreme njoftois e ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura kundër vendimeve të PZAP, Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mblidhet në ora 18:00 për të ceritfikuar rezultatin e zgjedhjeve.
Kështu konfirmoi për Periskopin, zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e hënë, 9 shkurt 2026, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, tha Elezi.



