KQZ synon të përmbyllë rinumërimin deri të premten

KQZ synon të përmbyllë rinumërimin deri të premten

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të përfundojë rinumërimin e vendvotimeve të premten, më 30 janar, njoftoi zëdhënësi Valmir Elezi për Ekonomia Online.

“Deri më tani, mbi 90% e vendvotimeve janë rinumëruar,” tha Elezi, duke shtuar se procesi po zhvillohet që nga 13 janari për 17 ditë me radhë.

Për shpalljen e rezultateve përfundimtare, ai shpjegoi: “Kjo varet nga ora se kur do të përfundojë rinumërimi.”

Elezi detajoi procedurën e mëtejshme: “Pas përfundimit të rinumërimit, KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar. Subjektet politike do të mund të parashtrojnë ankesa në PZAP dhe, eventualisht, deri në Gjykatën Supreme.”

Ai theksoi se “rinumërimi i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve,” megjithëse KQZ duhet të presë afatin për ankesa para certifikimit përfundimtar.

Shpërndaje në: