KQZ`ja mban mbledhjen e radhës – Fokus përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur mbledhjen e 93-të për vitin 2025, e cila do të mbahet sot në ora 13:30, në zyrat e KQZ-së.
Mbledhjen do ta hapë kryesuesi Kreshnik Radoniqi, ndërsa në rend të ditës janë përfshirë çështje kyçe që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 28 dhjetor 2025.
Pikat kryesore të rendit të ditës:
Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta dhe ato me kushte.
– Shqyrtimi i përbërjes së ekipeve për numërim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Këshilli për Personel
– Shqyrtimi i listës së kandidatëve potencialë për anëtarë të Komisionit të Pranimit për pozita të nivelit të ulët drejtues.
Të ndryshme
– Çështje tjera procedurale dhe organizative.




