Krahasimi me Ronaldon, i padrejtë

Krahasimi me Ronaldon, i padrejtë

Luis Nani thotë se është i padrejtë krahasimi që bëhet ndërmjet tij dhe Cristiano Ronaldo’s.

Dyshja në fjalë dikur luante bashkë te Manchester United, ndërsa anësori i Valencias është parë atë kohë si pasues i tre herë futbollistit më të mirë në botë.

“Ata po prisnin që unë të jem Ronaldo i ardhshëm, por kjo është e padrejtë”, tha Nani.

“Ne jemi lojtarë të ndryshëm, personalitete të ndryshme. Ndoshta ky është një gabim që na krahasonin”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: