Krasniqi: 33 raste të frikësimit të gazetarëve,kjo Qeveri, përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vazhduar sot me publikimin e të gjeturave të Komisionit Evropian të cilat janë publikuar në raportin e fundit për Kosovën.
Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka publikuar një video duke cituar raportin e Komisionit Evropian për Kosovën ku thuhet se “Zyrtarët e nivelit të lartë, kanë bërë deklarata përçmuese dhe kanë përdorur gjuhë intimiduese ndaj gazetarëve”
Postimi i tij i plotë:
Në vitin 2022, janë raportuar 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër më shumë se në vitin 2021. Zyrtarët e nivelit të lartë, kanë bërë deklarata përçmuese dhe kanë përdorur gjuhë intimiduese ndaj gazetarëve. Kjo Qeveri, përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë.
#Regres
Në vitin 2022, janë raportuar 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër më shumë se në vitin 2021. Zyrtarët e nivelit…
Posted by Memli Krasniqi on Saturday, December 2, 2023



