Krasniqi: 36 vjet LDK, themel i rezistencës paqësore dhe vizionit shtetformues të Kosovës

Krasniqi: 36 vjet LDK, themel i rezistencës paqësore dhe vizionit shtetformues të Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka shënuar sot në Vushtrri 36-vjetorin e themelimit të LDK-së, duke e cilësuar këtë parti si zërin e Kosovës në kohë të vështira dhe themelin e rezistencës paqësore, vizionit shtetformues dhe unitetit kombëtar.

Në një postim të saj, Krasniqi ka shprehur mirënjohje të veçantë për Prof. Hajzer Krasniqin, themelues i degës së LDK-së në Vushtrri dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke theksuar kontributin e tij në ndërtimin e themeleve politike dhe morale të LDK-së.

Ajo ka vlerësuar rolin e aktivistëve të LDK-së ndër vite, duke theksuar se në Vushtrri kjo parti ka qenë dhe mbetet shtëpia politike e qytetarëve që besojnë në liri, demokraci dhe shtet të fortë.

Positmi i plotë:

Sot, në Vushtrri, festojmë 36 vjet të Lidhjes Demokratike të Kosovës partisë që i dha Kosovës zë kur nuk kishte fjalë, shpresë kur kishte frikë dhe drejtim kur kishte errësirë.
LDK është themeli i rezistencës paqësore, i vizionit shtetformues dhe i unitetit kombëtar.
Në këtë përvjetor të veçantë, shprehim mirënjohjen më të thellë për Prof. Hajzer Krasniqin, themelues i degës së LDK-së në Vushtrri, bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova, ideolog dhe intelektual i shquar, i cili me vizion, guxim dhe përkushtim kontribuoi në ndërtimin e themelit politik dhe moral të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kontributi i tij mbetet udhërrëfyes për brezat dhe për rrugën tonë politike.
Në Vushtrri, LDK ka qenë dhe mbetet shtëpia politike e qytetarëve që besojnë në liri, demokraci dhe shtet të fortë. Kjo është meritë e aktivistëve tanë ndër vite grave, burrave e të rinjve që nuk u dorëzuan asnjëherë dhe që e mbajtën gjallë frymën rugoviane edhe në kohët më të vështira.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet, për bashkim rreth vlerave tona dhe për forcimin e vizionit rugovian, vizion që vendos qytetarin, lirinë dhe shtetin mbi çdo interes personal.
36 vjet LDK janë dëshmi se rruga jonë është e drejtë. E ardhmja ndërtohet me guxim, përgjegjësi dhe unitet. LDK në Vushtrri është dhe do të mbetet forca e shpresës, e stabilitetit dhe e ndryshimit të vërtetë.
Urime 36 vjetori i LDK-së!
Urime aktivistëve të Vushtrrisë!✌️

Shpërndaje në: