Krasniqi: As herën e parë, as të 10-të, as të 100-tën – nuk kalon Albulena Haxhiu

Krasniqi: As herën e parë, as të 10-të, as të 100-tën – nuk kalon Albulena Haxhiu

Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi është deklaruar pas ndërprerjes së seancës së 10-të të konstituimit të Kuvendit.

Krasniqi thotë se sa herë që VV do të përsëris emrin e Albulena Haxhiut, nuk do të kalojë.

“Sot është hera e 10-të që mbledhemi dhe nuk është e lehtë të dalim para juve për të konstatuar një gjendje të papranueshme, vërtetë që qytetarët e Kosovës as nuk kanë votuar e as pritur për një tentim që të mbahet pushteti në cdo kusht në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme. Sepse mentaliteti i diktatit është mentaliteti i ish-qeverisë e cila nuk e ka marrë besimin qytetarë, por nuk po pajtohet me verdiktin qytetarë.
Në mungesë të shumicës parlamentare, Albin Kurti dhe VV, edhe sot për të 10-tën herë po tentojnë që në forma jokushtetuese e të paligjshme, të keqpërdorin një njeri si Dehari.

Por, ne ua bëjmë të qartë edhe njëherë – qytetarët nuk na kanaë votuar as për ta shkelur ligjin e as Kushtetutën. Na kanë votuar për ti dhënë vendit institucionet.
As herën e parë as të 10-të, as të 100-tën, nuk kalon Albulena Haxhiu sepse nuk e meriton ky kuvend ta ketë në krye një figurë të tillë.
Ne, pavarësisht sjelljeve të tyre, qëllimet e qytetarëve i kemi prioritet.
Andaj, i ftojmë ata që të vijnë e të sjellin një propozim i cili mund të jetë rrugëdalje. Ta konstituojmë Kuvendin dhe të i japim rend afateve kushtetuese për formimin e institucioneve.

I dijmë ashtu sic e dini edhe ju: Albin Kurti nuk ka vota për me u bë kryeministër dhe kjo është arsyeja themelore pse po e mban peng shtetin dhe Kuvendin.
Sepse kësisoj i bie që për të, më e rëndësishme është Albulena Haxhiu sesa 966 mijë votues që e kanë dhënë verdiktin e tyre”, deklaroi Krasniqi.

Shpërndaje në: