Krasniqi: Asnjëherë s’kam rrezikuar jetën e një njeriu, të timen po
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi po thotë fjalët e fundit në gjyqin e tij në Hagë.
Ai tha se asnjëherë nuk ka rrezikuar jetën e askujt, përkundrazi të tijën po
“Kjo më është bërë pa i shkaktuar padrejtësi askujt. Pa i rrezikuar asnjë njeriu të vetëm, përkundrazi kam rrezikuar jetën time, jo vetëm gjatë luftës çlirimtare, por që nga vitet 1972-73, së bashku me familjen time, me bashkëkombësit e mi, me bashkëfshatarët e mi, me besimin se errësira e padrejtësisë do të thyhej me agimin e shpresës. Kjo është arsyeja pse u angazhova për çlirim”, tha Krasniqi.
Ai posçërisht theksoi kur doli pa maskë para ushtarëve të UÇK-së, si zëdhënës i kësaj ushtrie.
“Nuk u shqetësova për sigurinë time, sepse më udhëhiqte përkushtimi im ndaj të gjithë qytetarëve”, tha Krasniqi.
Thaçi përfundon deklaratën në Hagë: I vetmi vendim i drejtë është pafajësia



