Krasniqi: Kjo është Kosova e ëndrrave tona – Faleminderit djema

Krasniqi: Kjo është Kosova e ëndrrave tona – Faleminderit djema

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se me dy fitore larg Botërorit, ëndrra e Kosovës po vazhdon të jetojë.

Në një postim në Facebook ka uruar Kosovën për fitoren historike në Slloveni dhe ka falënderuar dardanët.

“Fitore e madhe! Kualifikim historik në play-off të Botërorit SHBA 2026. Një kampanjë magjike. Kjo është Kosova e ëndrrave tona – që luan fort, luan si ekip dhe fiton bashkë. Tani jemi vetëm dy fitore larg Botërorit, dhe me formën që kemi, ëndrra vazhdon të jetojë.Faleminderit, djema! ”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: